Erdogan takohet me miqtë serbë, Dacicin e përshëndet në mënyrë të veçantë (VIDEO)

Preisdneti turk Recep Tayyip Erdogan mbërriti në Beograd mbrëmë dhe sot ai zyrtarisht do të fillojë një vizitë dy-ditore në Serbi.

Një mirëseardhje solemne për Presidentin turk u mbajt mbrëmë në aeroportin e Beogradit. Erdogan arriti në Beograd me gruan e tij, por ai u prit nga homologu i tij serb Aleksandar Vucic, Kryeministrja Ana Brnabic dhe Ministri i Jashtëm Ivica Dacic, Ministri i Brendshëm, Nebojsa Stefanovic dhe anëtarë të tjerë të Qeverisë Së Serbisë.

Në aeroport, presidentin turk, kishin dalë për ta nderuar edhe një djalë dhe një vajzë të veshur me kostum kombëtar serb.

Ndërkaq, ndryshe nga ministrat e tjerë që u përshëndeti, Erdogan ka treguar më shumë miqësi me ministrin e jashtëm Ivica Dacic. Madje ai i ka folur edhe disa fjalë Vuçiçit për të.


Shtuar më 10/10/2017, ora 10:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori