Erdogan sulmon kryeministrin irakian: "Kush mendon se je"
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, ka sulmuar ashpër kryeministrin irakian, Haidar al-Abadi, duke i treguar të mbante vendin e tij, pas kritikave kundër pranisë ushtarake turke në Irak.

"Ai më ofendoi personalisht. Më tha se nuk jeni në nivelin tim", u shpreh Erdogan gjatë një interviste televizive në Stamboll.

"Nuk ka aspak rëndësi nëse ti bërtet që nga Iraku. Ne do të vijojmë të ndërmarrim hapat që besojmë si të nevojshëm", shtoi Erdogan, duke vazhduar: "Për më tepër kush është kryeministri irakian?".

Tensionet mes Turqisë dhe Irakut po shtohen me afrimin e një ofensive të gjerë të forcave irakiane të ndihmuara nga koalicioni i kryesuar nga Uashingtoni për zmbrapsjen e xhihadistëve të grupit të Shtetit të vetëshpallur Islamik nga Mosuli, bastioni i tyre në Irak. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2016, ora 12:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori