Erdogan: Si e martova kryetarin grek me një vajzë turke
Pëlqej
Presidenti turk Rexhep Tajjip Erdogan vizitoi Greqinë pas 65 vitesh dhe u cilësua nga media si vizitë historike.

Në një intervistë për ERT dhe Kathimerini-n Erdogan u shpreh se shkon në Greqi për t’i ofruar një paqe të qëndrueshme vendit fqinj, duke krijuar një mundësi të re, të cilën nuk e kanë bërë qeveritarët e dy vendeve në të shkuarën.

"Fjala luftë nuk duhet kurrë, kurrë të përdoret mes nesh. Ne kemi kaq shumë gjëra të përbashkëta që mund të ndërtojnë një të ardhme më të mirë. Kur përdorim fjalën luftë trembim popullin turk dhe atë grek. Por duhet të dijmë se ata jetojnë me njëri-tjetrin.

Po ju them një rast: siç e dini ka shumë qytetarë me kombësi greke që jetojnë në ishujt tanë. Njëri prej tyre është edhe kryetar i partisë sime(AKP) për zonën. Ai ishte dashuruar me një vajzë turke. Babai i vajzës nuk donte që të bëhej martesa mes tyre, pra mes dy të dashuruarve me kombësi të ndryshme.

Nëna donte, por babai jo. Kam shkuar personalisht të bind babain e vajzës dhe martesa ndodhi. Çifti bën jetë shumë normale dhe ne kemi sot një familje të shëndoshë. Ja një shembull, por të tillë ka plot. Në Greqi, në zonën e Trakës jetojnë mbi 200 mijë turq, më shumë sesa grekë jetojnë në Turqi. Ata janë një urë lidhjeje e marrëdhënieve tona", tha Erdogan në intervistë. /albeu.com/


Shtuar më 07/12/2017, ora 16:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori