Erdogan "pushton" sot Beogradin me 50 badigardë, 8 ministra dhe 185 biznesmenë
Duke filluar që nga sonte në mbrëmje, plot 3 ditë do të qëndrojë Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, në Serbi.

Por, vizitën e kryetarit të Turqisë Rexhep Taip ErdoganSerbi e përcjellin masa të jashtëzakonshme sigurie shkruan sot shtypi beogradas,shkruan albeu.com.

Erdogani shkon sonte për një vizitë tre ditore në Serbi. Atje ai do të ruhet nga së paku 50 truproja personale dhe të paktën 3 mijë policë serbë.

Sipas gazetës “veçernje novosti,” bashkë me Erdoganin në Beograd do të jenë edhe 8 ministra dhe 185 afaristë.

Kurse, sipas “srpski telegraf”, për sigurinë e Erdoganit do të përkujdesen 60 turq të armatosur deri në dhëmbë. Ata janë specialistë kulmorë që bëjnë rrethine parë të sigurisë.

Gjithashtu janë pjesë e sigurimit personal të Erdoganit dhe është e pamundur të kalohet deri tek ata. Ankaraja para dhjetë në Beograd ka dërguar ekipe njerëzish që kanë pasur për detyrë të verifikojnë lokacionet dhe trasetë nëpër të cilat do të qëndrojë e kalojë kryetari turk.

Specialëve turq do t’i ndihmojnë mijëra kolegë serbë pothuaj nga të gjitha njësitë.

Ndërkaq, para disa ditësh edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është shprehur për mediet serbe se të dyja palët shifrën tregëtare duhet ta çojnë në 1 miliard dollarë.

Vuçiçi ka thënë se në vitin 2016 tregtia ndërmjet këtyre dy shteteve ishte 800 milion dollarë ndërsa në 6 muajt e parë të këtij viti ka arritur në 539 milion dollarë.

Ai më tej ka theksuar se do t'i bëjë thirrje biznesmenëve turq që të investojnë më tepër në shtetin e tij.

Erdogan do të shkojë në Serbi pas vizitës disa orëshe që po zhvillon në Ukrainë./albeu.com/




Shtuar më 09/10/2017, ora 15:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori