Erdogan pranon humbjen e Stambollit
Partia qeverisëse AK në Turqi ka humbur kontrollin e Stambollit pas rizgjedhjeve lokale, duke dhënë një goditje të ashpër ndaj presidentit Erdogan.

Me pothuajse të gjitha fletët e numëruara, kandidati i partisë opozitare Ekrem Imamoglu mori 54% të votave, kundrejt 45% të kundërshtarit Binali Yıldırım.

Kjo fitore në mars u anulua pasi AKP-ja pretendoi parregullsi.

Rezultati i jep fund sundimit 25 vjeçar të AKP në Stamboll.

Kandidati i AKP, ish-kryeministri Binali Yildirim, pranoi fitoren e kundërshtarit të tij.

Gjithashtu edhe presidenti Erdogan.

Në një postim në Twitter, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan shkroi: "Uroj që rezultatet e zgjedhjeve të jenë në dobi të Stambollit. Vullneti kombëtar është shfaqur edhe njëherë. Unë përgëzoj Ekrem Imamoglu, i cili fitoi zgjedhjet në bazë të rezultateve paraprake".

Erdogan kishte thënë më parë se "kushdo që fitonte Stambollin, fitonte Turqinë".

Ai ka qeverisur vendin që nga viti 2003 si kryeministër dhe tani president, duke u bërë udhëheqësi më i fuqishëm pas Mustafa Kemal Atatürk, themeluesi i republikës moderne turke.

Shtuar më 24/06/2019, ora 09:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori