“Lufta” Basha-Berisha, shihni çfarë bën Rama teksa PD po shkon drejt përçarjes së plotë (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në qytetin e Vlorës duke nisur kështu në mënyrën më të qetë fundjavën.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama zbulon vendndodhjen e tij dhe sesi po e kalon këtë ditë ndërkohë që PD po kalon ditët më të vështira politike.

“Krep me çokollatë të zezë në Bulevardin e ri të Vlorës, kur s’ke ngrënë mëngjes dhe s’do të hash as drekë”, shkruan Rama.

Duket se kryeministri Rama po kalon ditë të qeta dhe po shijon nga Vlora përçarjen e plotë të partisë më të madhe opozitare në vend, duke mos reaguar drejtëpërdrejt mbi situatën por duke u treguar indiferent ndaj të gjithë ngjarjeve në selinë blu.

Rikujtojmë se sot në Partinë Demokratike po mbahen njëkohësisht një referendum për shkarkimin e Bashës të iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Kuvendi I 18 dhjetorit të mbajtur nga kryetari I PD në Pallatin e Kongreseve. /albeu.com/

 


Shtuar 18.12.2021 11:27