Erdogan paralajmëron “masakër”
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi se sulmi në provincën Idlib të Sirisë mund të shkaktojë “masakër”. Komentet vijnë derisa forcat qeveritare siriane po përgatiten për një ofensivë të madhe në rajonin e fundit të kontrolluar nga rebelët.

“Një masakër serioze mund të ndodhë nëse atje hidhen raketa”, tha Erdogan. Ai po ashtu paralajmëroi për rrezikun që luftimet e rënda do të shkaktojnë fluks të madh refugjatësh në Turqi.

Idlibi kufizohet me Turqinë dhe është enklava e fundit e madhe e mbajtur nga kryengritësit që luftojnë presidentin sirian, Bashar al-Asad, forcat ruse dhe iraniane. Këto të fundit kanë luajtur një rol të madh në mbështetjen e Assadit gjatë luftës në Siri.

Mijëra trupa qeveritare dhe luftëtarë aleatë janë vendosur tashmë në zonat që rrethojnë Idlibin.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po ashtu ka paralajmëruar Assadin dhe aleatët e tij kundër “sulmeve të pamatura” në Idlib.
Shtuar më 05/09/2018, ora 23:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori