Erdogan: Paqe, paqe dhe vetem paqe
Albeu.com
Kryeministri Turk, Rexhep Tajip Erdogan, duke folur ne ceremoninë e organizuar në përkujtim të 15-vjetorit të masakrës së Srebrenicës bëri thirrje për paqe.
Erdogan pasi dha shembullin e një nëne e cila edhe pse në masakër ka humbur të shoqin dhe dy bijtë e saj i zgjati dorën Presidentit serb, Boris Tadiç, theksoi se “paqja botërore për këtë ka nevojë, për këto nëna ka nevojë. Ne e dimë se te vrasësh një njeri është sikur të kesh vrarë të gjithë njerëzimin. Në bazë të kësaj hedhim hapat përpara. Dhe për hir të kësaj themi paqe, paqe dhe vetëm paqe”.
Shtuar më 11/07/2010, ora 17:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori