E mbajtën të burgosur për 9 muaj, Rusia lë të lirë veteranin e marinës amerikane

Rusia liroi një veteran të marinës amerikane, Taylor Dudley, i cili ishte mbajtur në territorin e Kaliningradit të vendit për nëntë muaj, njoftoi negociatori dhe ish politikani amerikan Bill Richardson.

Dudley ishte mbajtur që nga prilli 2022 dhe ishte një nga disa amerikanë të arrestuar të cilët Richardson dhe autoritetet amerikane kanë kërkuar ta lironin.

Sipas CNN, Dudley kishte kaluar në Kaliningrad, një enklavë midis Polonisë dhe Lituanisë, nga Polonia ku kishte marrë pjesë në një festival muzikor, duke shtuar se “nuk është e qartë pse e kaloi kufirin”.

“Më herët sot, autoritetet ruse liruan shtetasin amerikan Taylor Dudley, një veteran 35-vjeçar i marinës, përtej kufirit polak te guvernatori Bill Richardson”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit Jonathan Franks për Familjen Dudley/VanConant.

“9 muajt e fundit kanë qenë të vështirë për familjen dhe ata kërkojnë nga mediat që të respektojnë privatësinë e tyre dhe t’u japin hapësirën për të mirëpritur Taylor në shtëpi,” thuhej më tej. /albeu.com


Shtuar 12.01.2023 18:19