Erdogan: Nuk ka "pranverë turke"
Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan tha se protestat antiqeveritare nuk perbejne "pranverën turke". Në një konferencë për shtyp përpara udhetimit në Marok, ai tha se tensionet janë shkaktuar nga ekstremistë.


"Sa u takon incidenteve, si Kryeminister dhe si banor i Stambollit, do te doja te thoja se nëse veçojme njerezit që iu bashkuan protestave me ndjenja naive, pas thirrjeve ne mediat sociale, elementet ekstremiste organizuan kete proteste dhe njerezit e pashprese iu bashkuan", tha Kryeministri turk.

Ai akuzoi opozitën që po provokon qytetarët: "Ata qe deshtuan per të na mposhtur ne zgjedhjet demokratike, po perpiqen të na mposhtin duke perdorur keto metoda", theksoi Erdogan. /albeu.com/

Shtuar më 03/06/2013, ora 17:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori