Erdogan nuk jep dorëheqje
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka hedhur sërish poshtë kërkesat e protestuesve që të japë dorëheqje, ndërsa për trazirat në vend ka fajësuar ekstremistët dhe forcat politike të opozitës.

Të hënën, Erdogan është larguar nga Turqia për të vizituar Marokun. Në komentet atje, ai ka parashikuar se situata së shpejti do të qetësohet.

“Ngjarjet në Turqi nuk kanë të bëjnë asgjë me prerjen e drunjve apo renovimin e parkut. Ata që kanë humbur në zgjedhje, janë prapa tyre dhe përdorin rrugë të ndryshme. Demonstratat nuk janë zhvilluar në secilin qytet. Situata është më e qetë tani dhe njerëzit kanë nisur të përdorin sensin. Para se të kthehem në Turqi, atje do të ketë qetësi”, ka thënë Erdogan. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2013, ora 12:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori