Erdogan: Ne nuk kërkojmë falje
Presidenti i Turqisë, Recep Tayipp Erdogan, ka bere me dije se, Ankaraja zyrtare nuk do të kërkojë falje për rrëzimin e bombarduesit rus "Su 24" në kufirin turko-sirian.

"Mendoj se njëra palë duhet të kërkoj falje, dhe ajo nuk jemi ne", ka thënë Erdogan për CNN.

"Ata që cenuan hapësirën tonë ajrore duhet të kërkojnë falje. Pilotët dhe ushtria jonë vetëm sa përmbushën detyrat e tyre, që konsistoi me përgjigje sipas rregullave të cenimit të hapësirës. Mendoj se ky është thelbi", ka shtuar presidenti turk. /albeu.com/
Shtuar më 26/11/2015, ora 16:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori