Erdogan ndalon prodhimin e cigareve elektronike: Pini çaj!
Në një event për duhanpirjen, Erdogan tha se kompanitë e duhanit “po pasurohen duke helmuar njerëzit”, dhe tregoi se ka urdhëruar ministrin e Tregtisë të mos lejojë prodhimin e cigareve elektronike në Turqi.

"Na kërkuan për një vend ku të prodhojnë këto (cigaret elektronike). Nuk ia dhamë dhe nuk do ia japim," tha Erdogan duke mos treguar se për cilën kompani bëhej fjalë.

"Le të hedhim cigaret e të pimë çaj Rize,” tha Erdogan duke iu referuar çajit nga krahina ku ka kaluar rininë e tij pranë Detit të Zi.
Shtuar më 20/10/2019, ora 23:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori