Erdogan betohet si president i Turqisë (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Update- Pas më shumë se një dekade në postin e kryeministrit, Rexhep Taip Erdogan tashmë është zyrtarisht presidenti i ri i vendit. 60-vjeçari bëri paradite betimin përpara deputetëve të Parlamentit në Ankara, ku u vu re mungesa e deputetëve të opozitës.

Erdogan nuk la pa përmendur edhe angazhimet e tij, për ndryshimin e kushtetutës dhe zgjerimin e kompetencave të presidentit, si dhe transformimin e mëtejshëm të Turqisë, në atë që ai e quajti, një erë të re për vendin. Pas ceremonisë, ai u përshëndet me 101 të shtëna artilerie. Ceremonia vazhdoi në mauzoleun e babait të kombit turk Mustafa Qemalit, për të vijuar më pas në presidencë.

11:29- Turqia është përqendruar në ceremoninë e betimit të Rexhep Tajip Erdoganit, i cili për herë të parë është zgjedhur nga populli si President i vendit, dhe të marrjes në dorëzim të detyrës nga Presidenti i 11-të i Turqisë, Abdullah Gyl.

Ceremonia e betimit të presidentit do të jetë në orën 14.00 në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM) dhe më pas do të bëhet ceremonia e dorëzim-marrjes në presidencë. Vetëm këtë herë ndryshojnë mjaft nga ato të deritanishme, për faktin se këtë herë presidenti është i zgjedhur drejtpërdrejt me votën e popullit dhe jo nga parlamenti, ai ka ndodhur me 11-presidentët e deritanishëm të Turqisë.

Presidenti i zgjedhur Rexhep Tajip Erdoan në parlament do të pritet me ceremoni ushtarake.Kryeparlamentari Xhemil Çiçek në fillimi do të hapë seancën plenare, pastaj do të ftojë në sallë Erdoanin. Në sallën e parlamentit Presidenti Erdoan do të hyjë i shoqëruar nga zv.kryetarja e Kuvendit Ajshenur Bahçekapëllë (Ayşenur Bahçekaplı). Pas ceremonisë së dorëzimit të mandatit Erdoani do të bëjë betimin në foltoren e parlamentit. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe përfaqësues të rreth 80 shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, ku 19 janë në nivelin e presidentit dhe kryetarit të shtetit, 4 në nivelin e kryeparlamentarët dhe 14 në nivelin e kryeministrit.
Shtuar më 28/08/2014, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori