Erdogan: Ligji francez me qasje raciste
Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan ka shprehur mirënjohjen për senatorët francezë që e kanë dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese ligjin për mohimin e gjenocidit armen duke u shprehur se ka një mentalitet racist i cili fshihet pas këtij projektligji.


"Projektligji francez ka qenë një manifestim serioz i një rreziku të fshehtë në Europë. Ka një qasje raciste që s'mund të mohohet, një mentalitet racist i cili fshihet pas këtij projektligji. Ne nuk do të heshtim. U bëj thirrje gjithë miqve të Turqisë në Europë të trajtojnë këtë çështje",- tha Erdogan ndërsa ka falenderur përfaqësuesit e Francës që realizuan një nismë të rëndësishme për të penguar një gabim, të cilësuar prej tij si historik. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2012, ora 16:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori