Erdogan i shpall luftë Amerikës: Kemi Zotin me vete, fitojmë ne
Pëlqej
Presidenti Erdogan ka mbajtur një fjalim pak minuta më parë, ndërsa Turqia është në qendër të vëmendjes së mediave botërore për shkak të përplajes me SHBA dhe zhvlerësimit të shpejt të lirës.

"Ata kanë dollarin, ne kemi Zotin. Ju ftoj që dollarët që keni në duar t'i konvertoni në paund. Do të fitojmë mbi komplotet ndërkombëtare që na bëjnë", u shpreh Erdogan duke tentuar të rrisë optimizmin tek turqit, të cilët po shohin se si po varfërohen nga minuti në minut për shkak të zhvlerësimit të shpejt të lirës.

Më parë, presidenti amerikan Trump njoftoi dyfishimin e tarifave për importin e ccelikut dhe aluminit nga Turqia.

"Me gjithë respektin me monedhën kombëtare turke, duhet të them se kemi dyfishuar tarifat për aluminin dhe hekurin. Raportet tona me Turqinë nuk janë aspak të mira", tha ndër të tjera Trump përmes Tëitterit duke shkaktuar tërmet të vërtetë aktualisht në Turqi.

Krahas kësaj, ky vendim pritet të ketë efekt psikologjik duke zhvlerësuar edhe më tepër lirën turke, e cila aktualisht po përjeton periudhën më të vështirë të dekadës së fundit.

Lira turke ka humbur 6 për qind sot ndaj dollarit dhe euros, ndërsa që prej fillimit të vitit është zhvlerësuar 50 %.

Shumë prej atyre që kanë lira në dorë po vrapojnë për t'i shkëmbyer në dollar apo euro duke iu trembur një kolapsi të ekonomisë turke, ashtu siç ndodhi në fillimin e viteve '2000.

Mëngjesin e sotëm, për të blerë një dollar, turqit duhej të paguanin 6.44 lira kurse për një euro, 7.10 lira, ndërkohë që vetëm dy ditë më parë, një dollar blihej me 5.40 lira kurse një euro me 6.60 lira.

SHBA i ka kërkuar Turqisë që të lirojë priftin Andreë Brunson si edhe disa shtetas të tjerë amerikanë, të arrestuar gjatë vitit të fundit me akuzën e pjesëmarrjes në grushtin e shumëpërfolur të shtetit të korrikut 2016.

Ndërkohë, në SHBA gjenden të arrestuar drejtori i HalkBank si edhe biznesmeni iranian Reza Zarrab me akuzën e thyerjes së embargos së OKB ndaj Iranit.

Administrata Trump këmbëngul se arrestimi i amerikanëve prej Turqisë është bërë me qëllim mbajtjen e tyre peng dhe shkëmbimin me të arrestuarit në SHBA, të cilët me deklaratat e tyre mund të përfshijnë persona të afërt me Erdoganin.

SHBA iu vendosi embargo dy ministrave turq, ndërsa ka një tjetër listë gati me politikanë dhe biznese, të cilëve do t'u vendosë embargo nëse nuk lirohet prifti Brunson dhe amerikanët e tjerë. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2018, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori