“Turqia u ka dorëzuar autoriteteve gjermane një listë prej 136
personash, që dëshiron të ekstradojë me akuzat për lidhje të dyshuara me grupet terroriste”, ka thënë presidenti
Erdogan për gazetën Hurriyet.
Presidenti turk vizitoi në fundjavë Berlinin, në një tentativë për të rivendosur normalitetin e marrëdhënieve gjermano-turke, të dëmtuara pas arrestimit të disa
shtetasve gjermanë, me akuzën për përfshirje në grushtin e shtetit të vitit 2016.
“Nuk i di të gjitha emrat, por është një listë thelbësore. Një listë prej 136
personash në Gjermani., për të cilët ne kemi kërkuar zyrtarisht ekstradimin”, deklaroi
Erdogan për gazetën turke.
Ai nuk ka specifikuar se cilat grupe janë përfshirë, ka thënë se Gjermania duhet të jenë më efektive në kundërvënien ndaj anëtarëve të rrjetit të klerikut me bazë në SHBA, Fethullah Gulen, Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe grupit militant majtist DHKP-C.
Nga ana tjetër, media me bazë në Gjermani, Deutsche Welle Turkey, citoi zyrtarët e qeverisë gjermane, të cilët thanë se
Erdogan nuk ka dorëzuar asnjë listë zyrtare, për ekstradim të
shtetasve turq në Ankara.
Shtuar më 01/10/2018,
ora 23:29