Erdogan i kërkon BE-së që të bëj zgjidhjen
Albeu.com
Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të zgjedhë nëse do të bëhet fuqi globale, apo të mbetet, siç e quajti ai, klub i krishterë.Erdogan tha se liderët evropianë duhet të përballen me sfidën për ta bërë BE-në fuqi globale duke u dakorduar që t'i fillojnë bisedimet për anëtarësimin e vendit të tij.
Po sot, ministri i Jashtëm Abdullah Gyl ripërsëriti se Turqia nuk do të pranojë asnjë alternativë tjetër përveç anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Sot në Luksemburg, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, do të takohen në përpjekje për ta bindur Austrinë që të heqë dorë nga kundërshtimet e saj për fillimin e negociatave me Turqinë.
Austria e kundërshton klauzolën, ku thuhet se qëllimi i negociatave, të cilat duhet të fillojnë të hënën, është anëtarësimi i plotë i Turqisë.
Në vend të kësaj, Austria ka propozuar partneritet të një shkalle më të ulët. ALN
Shtuar më 03/10/2005, ora 01:22
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori