Ndër të rrallat që ka lënë Amerikën për Shqipërinë, moderatorja e famshme 15 vite më parë (FOTO LAJM)

Ajo është ndër të paktat vajza, e lindur dhe rritur në Kaliforni, që ka lënë Amerikën për karrierë televizive në Shqipëri. Bëhet fjalë për gazetaren sportive, Lei Kraja.

Lei është kthyer në Shqipëri që pas garës “Miss America 2017” si përfaqësuese e Kalifornisë.

Sot Lei ka ndarë me ndjekësit një foto nga adoleshenca e saj ku për shkak se nuk ka qenë pjesë e medias dhe as Shqipërisë në atë kohë vështirë të njihet.

Ajo është diplomuar për Biznes Ndërkombëtar dhe të ardhmen e saj e sheh në këtë fushë, por thotë se nuk heq dorë as nga modelingu dhe pas eksperiencës 5-vjeçare, ajo e konsideron modelingun si punë të dytë.

Duket se e ka gjetur shumë mirë veten deri tani në televizion, krah kolegëve dhe futbollistëve, me të cilët bën të mundur lidhje direkte nga fushat e blerta.