Erdogan: Europa e sigurtë falë Turqisë
Presidenti turk Recep Tayip Erdogan në një nga mitingjet e partisë të cilën ai e drejton u shpreh se Europa jeton e sigurtë falë Turqisë dhe popullit turk, shkruan Albeu.com

"Sot, nëse popujt e Evropës jetojnë në paqe dhe siguri në tokat e tyre, kjo është falë sakrificës së Turqisë dhe popullit turk. Por ne këtë sakrificë nuk do ta bëjmë përgjithmonë. Edhe vëllezërit tanë sirianë në vendin tonë janë përmalluar për shtëpitë, atdheun e tyre. Dëshirojnë të kthehen sa më shpejt në atdhe", theksoi ai.

Po ashtu presidenti turk ka theksuar se tw vetmet vende qw sirianwt kthehen edhe ndjehen tw sigurtw janw vendet ku Turqia ka vendosur siguri.

"Këto janë Afrini, Jarablusi dhe Idlibi. Deri më tani 311.000 vëllezër sirianë janë kthyer në këto rajone", shtoi Erdogan
Shtuar më 23/02/2019, ora 18:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori