Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të
Amerikës janë marrë vesh për një
armëpushim të menjëhershëm në pjesën veriore të Sirisë.
Ky
armëpushim do të zgjasë për 120 orët e ardhshme, bën të ditur televizioni informativ gjerman N-TV.
Lajmin e ka bërë të ditur nënpresidenti i
Amerikës, Mike
Pence.
Ai po qëndron në Ankara, ku sot është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip
Erdogan.
Takimi vjen pasi shefi i
Pence, Donald Trump, e porositi Erdoganin të mos bëhet “budalla” dhe të mos kryejë masakër ndaj
kurdëve në Siri.
Shtuar më 17/10/2019,
ora 20:19