Erdogan bisedë telefonike me Putin për zhvillimet ekonomike
Pëlqej
Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin, ku siç thuhet dy presidentët kanë shprehur vlerësimin për lidhjet ekonomike dhe tregtare, tha një burim në zyrën e Erdoganit.

AFP shkruan se biseda e tyre vjen mes trazirave të tregut.

Erdogan dhe Putin gjithashtu shprehën kënaqësi në lidhje me bashkëpunimin e vazhdueshëm të Turqisë dhe Rusisë në sektorët e industrisë së energjisë dhe të mbrojtjes, tha burimi, duke shtuar se dy krerët kishin diskutuar gjithashtu zhvillimet më të fundit në Siri.
Shtuar më 10/08/2018, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori