Erdogan bën premtime të mëdha: Do bëhemi si Rusia e Amerika
Ditën e nesërme në Turqi do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare.

Në këto zgjedhje do të vendoset fati i udhëheqjes turke për pesë vitet e ardhshme dhe Presidenti aktual Rexhep Taip Erdogan synon për një mandat tjetër dhe nëse fiton do të qëndrojë në këtë detyrë edhe për 5 vjet të tjera.

Për të zënë vendin e Erdogan garojnë gjashtë kandidatë, ndërsa në ato parlamentare tetë parti politike dhe ditën e nesërme qytetarët turq do të kenë këto kandidatë ne lista për të votuar.

Por Erdogan shihet si pretendent kryesorë dhe madje ka marrë guximin të bëjë edhe pretendime të mëdha për sa i përket zhvillimit të Turqisë, duke thënë se do ta bëjë Turqinë si Amerika e Rusia.


“Aty ku janë vendet më të zhvilluara në botë, Amerika, Rusia, edhe Turqia do të ngritet drejt kësaj pozite. Do të jemi në 10 vendet e para”, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. /albeu.com/

Shtuar më 23/06/2018, ora 19:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori