Erdogan bën dhëndrin ministër të thesarit, tronditen bursat, lira turke në rënie totale
Pëlqej
Prej disa ditësh, bursat dhe kursi i këmbimit në Turqi kanë pësuar një goditje të fortë pasi Erdogan shpalli kabinetin e ri, në të cilin dhëndri i tij, Berat Albajrak, do të jetë ministër i Thesarit.

Lira turke është zhlverësyuar me shpëjtësi gjatë dy ditëve të fundit, ndërsa më i prekshëm është raporti me dollarin dhe euron, i cili ndikon edhe më tepër ekonominë turke.

Aktualisht, për të blerë një dollar, turqve u duhet të paguajnë mesatarisht 4.9-5.0 lira turke, ndërkohë që pak ditë më parë të njëjtën shumë e blinin me 4.5-4.6 lira.

E njëjta situatë paraqitet edhe me euron. Për të blerë një euro duheshin 5.4 lira turke, kurse tani nevojiten 5.7. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2018, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori