Erdoan takon Obamën
Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Edroan, është takuar me presidentin e SHBA-së Barack Obama, në Nju Jork. Takimi u zhvillua në hotelin Ëaldorf Astoria dhe zgjati një orë e gjysmë sipas parashikimeve.

Në takim morën pjesë Zv. Kryeministri Ali Babaxhan, Ministri i Jashtëm Ahmet Davutollu, Ministri i Bashkimit Evropian dhe Kryenegociatori Egemen Baësh dhe Zv. Kryetari i Përgjithshëm i Partisë AK, Ëmer Çelik, Ambasadori i Turqisë në Uashington, Namëk Tan dhe Shefi i Dytë i Shtatmadhorisë Turke, Gjeneral Armate Hulusi Akar gjithashtu.

Edhe delegacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ndodhej Sekretarja Amerikane e Shtetit Hilari Klinton, e shoqëroi Barak Obamën gjithashtu.
Nëpër deklaratat e bëra përpara takimit në plan të parë doli sidomos tema e luftën anti-terror.

Presidenti Barak Obama foli për shqetsimin e shkaktuar pas sulmit në Ankara dhe tha: "Këto ngjarje tregojnë se të gjithë së bashku duhet të luftojmë me terrorin".
Edhe Kryeministri Erdoan tha këto fjalë: "Bashkëpunimi ynë vazhdon dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen."

Obama falenderoi Erdoanin gjithashtu për rolin udhëheqës dhe kontributet e dhëna për demokracinë në lidhje me temat e Pranverës Arabe edhe përmbushjen e përgjegjësive të NATO-s. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2011, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori