Dëmtohen varrezat në Mallakastër, banorët: Dëmi më i madh shpirtëror, jo financiar

Foto ilustruese

Prej 7 vitesh varrezat publike të fshatit Belishove në bashkinë e Mallakastrës dëmtohen sistematikisht nga persona ende të paidentifikuar duke u kthyer në problem shqetësues për banorët e zonës.

Banorët thonë se problemin e kanë denoncuar në polici. Madje çështja sipas tyre ka përfunduar deri në Prokurori, por megjithkëtë nuk ka gjetur zgjidhje.

Ata tregojnë se më shumë se 50% e varreve, janë dëmtuar teksa theksojnë se dëmi material është i papërfillshëm kundrejt atij shpirtëror.


Shtuar 22.07.2023 15:01