Rënia e euros në nivele historike, Ibrahimaj: Shkak investimet e huaja dhe turizmi

Ministrja e Ekonomisë , Delina Ibrahimaj, foli sot për zhvlerësimin e euros, gjatë javëve e fundit.

Ajo tha se disa nga fakotër që kanë ndikuar në rënien e euros në vend është hyrjet nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja.

“Unë do të qëndroja te paraja informale, që ekzsiton, Banka e Shqipërisë ka një matje dhe indikator për paranë jashtë bankave, që nuk është i lidhur me fushatat elektorale dhe nuk ka një element shtesë këtë vit.
Zhvlerësimi i Euros dhe forcimi i lekut është i lidhur me hyrjet e të ardhurave që kemi pasur gjatë këtij viti. Po ashtu investimet e huaja direkte janë rritur në neto dhe kjo ka qenë një tjetër arsye. Flukset hyrëse kanë qenë në rritje nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja” tha Ibrahimaj./albeu.com/


Shtuar 27.04.2023 10:10