Jo vetëm luftë por edhe modë! Talebani “pushton” mediat me veshjen e çuditshme që kushton 10 mijë dollarë (FOTO LAJM)

Nëse mendoni se talebanët mendojnë vetëm për luftë, e keni gabim. Një taleban, identiteti i të cilit nuk dihet, po bën xhiron e rrjetit dhe shkak për këtë nuk është lufta por moda.

Një taleban ka habitur botën me veshjen e tij atipike por që kushton jo pak por dhjetra mijë dollarë.

Me një fustan Guççi portokalli, atlete Nike, çorapet Beymen, unazën Macy`s Onyx, komplet veshja e një prej talibanëve ksuhton rreth 10 mijë dollarë.

Veshja i ka rënë në sy edhe stilistit të njohur shqiptar nga Kosova Valdrin Sahiti i cili është shprehur për talibanin:

“Nga fustani Gucci tek qorapet Beymen. Ushtari afgan taliban me pamje 10 mijë dollarëshe.”- shkruan Valdrini për veshjen e cila realisht lë shumë për të dëshiruar si kombinimi ashtu edhe çmimi. /albeu.com/


Shtuar 23.08.2021 11:36