"Ëngjëlli" që të vret në 1 500 metra largësi (FOTO LAJM)

Ajo është 25 vjeçe dge quhet Orin Julie. Bukuroshja nga Izraeli ka një pasion të shfrenuar për armët. Falë fotove të saj provokuese është shndërruar në një personazhmjaft të njohur dhe me influencë në Instagram.

Gjithë fama e 25 vjeçares ka ardhur pasi vajza braktisi karrierën ushtarake, pas tre vitesh në ushtrinë izraelite.

Nga ai moment Orin u bë shumë e famshme në botën e rrjeteve sociale.

Në Instagram Orin Julie ka mbi 350 mijë ndjekës, të cilët rriten ditë pas dite.

Pak kohë më parë, vajza bukuroshe ndodhej në Zvicër. Prej aty ajo publikoi foto të shumta me armë në duar.

Gjithçka ka të bëjë me publicitetin të cilin Orin i bëri një kompanie të zonës. Mirëpo, siç mund ta dinë shumë persona, në Zvicër është e ndaluar të mbash armë pa lejet e nevojshme, ndaj Orin ka marrë një gjobë të majme.

Për të, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ligjet më të mira për armët. Kurse thotë se në shkollat e tyre duhet të angazhohet ushtria.

Për të njohur më shumë Orin, shihni disa nga fotot e saj, të cilat ju lënë pa fjalë.
Shtuar më 01/08/2019, ora 11:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori