Qeveria greke nuk e ka nisur mirë punën e saj. Kryemistri Samaras ka shfaqur probleme me retinën në një sy të cilin do të duhet ta operojë. Ndërsa ministri i Financave, kryengeciatori i Athinës me huadhënënsit ndërkombëtar, Vasilis Rapanos pritet t'i nënshtrohet ekzaminimeve pasi pati një
gjendje të fikëti dhe është dërguar menjëherë në
spital.
Pritet që kryeministri të shtrohet në
spital të shtunën, gjë që do të thotë se nuk do të jetë në
gjendje as të ndjekë ndeshjen Greqi-Gjermani në europianin e futbollit dhe as të marrë pjesë në sesionin e parlamentit. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2012,
ora 18:43