Ende 600 të zhdukur nga uragani Dorian
Pothuajse një muaj pasi Uragani Dorian goditi Bahamas, zyrtarët thanë se ende 600 njerëz rezultojnë të zhdukur.

Kryeministri Bahamian Hubert Minnis tha të premten se numri i të zhdukurve ka rënë ndjeshëm dhe numri i vdekjeve është rritur.

Numri zyrtar i vdekjeve në Bahamas është 56, tha Minnis.

Dorian rrafshoi shtëpitë pasi goditi vendin në 1 shtator, duke lënë njerëzit pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm

Autoritetet kanë frikë se numri i viktimave do të rritet në javët e ardhshme.

“E dimë se ka më shumë jetë të humbura sepse janë ende 600 persona të zhdukur,”-tha Minnis në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Shtuar më 28/09/2019, ora 08:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori