Emocionuese/ Vajza shpërthen në lot, ja çfarë dhurate i kishin bërë prindërit
Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet një vajzë e vogël e cila shpërthen ne lot gëzimi pasi hap një dhuratë mjaft të veçantë për të.

Emma Bennett, ka lindur me një defekt të rrallë që i ka shkaktuar asaj edhe prerjen e këmbës kur ishte vetëm 9 muajsh.

Vajza 10 vjeçare nga Houston Cypress, ishte pajisur me një gjymtyrë protezë kur ajo ishte vetëm një foshnje.

Por, familja e saj shprehen se vajza e tyre ka mbajtur një qëndrim mjaft pozitiv duke mos qenë asnjëherë e ndarë nga shoqëria e saj.

Ajo gjithmonë ka pasur një kërkesë të veçantë, që në ditëlindjen e saj ju realizua. Ajo donte të kishte një kukull që duket sikur ajo.

Në momentin që ajo e hapë dhuratën emocionet shumë dhe shpërthen lot, duke i falënderuar prindërit për dhuratën e tyre.

“Ajo ka këmbën si unë”, shprehet Emma, duke e përqafuar kukullën dhe duke qarë./Albeu.com/
Shtuar më 04/06/2016, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori