Emocionuese, ushtari pritet me lot pas kthimit nga lufta (VIDEO)
Pëlqej
Një baba ushtarak u prit me plotë emocione nga familja e tij kur u kthye në shtëpi pas një gjashtë muaj që kishe kaluar në kufirin Izrael-Siria.

Kapiteni nga Irlanda, Ivan Gagvagan, është pritur nga bashkëshortja Maria, vajza dhe djali i vogël i tij.

Moment emocionues ka qenë kur vajza e vogël ka bërtitur me zë të lartë “Babi, Babi” dhe bashkë me të ëmën kanë vrapuar në krah të tij për ti dhënë përqafim.

Mirëpo, djali i tij i vogël i quajtur Sean i ka prekur të gjithë.

Ai nga emocionet që po shihte babain e tij pas sa kohe, nuk mund të lëvizte.

I mbërthyer me emocione, shpërtheu në lot derisa qëndronte në këmbë pa lëvizur dhe shikonte babin e tij.













Shtuar më 12/10/2017, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori