“Kam përjetuar shok”, Miss Greqia rrëfen dhunën nga ish partneri (FOTO LAJM)

Modelja e njohur greke, Ioanna Bella ka treguar historinë e trishtë të dhunës nga ish partneri duke i bërë thirrje grave që të heqin dorë nga marrëdhëniet abuzive.

Ioanna Bella tregoi në një intervistë me gazetaren greke Sasa Stamati se si ia doli të hiqte dorë nga ai prtner që i thoshte fjalë të rënda. Këtë rrëfim e bëri duke u bazuar nga vrasjet që kanë ndodhur kohët e fundit në Greqi.

“Kam përjetuar dhunë verbale nga partneri im. Dhe natyrisht, e lashë atë marrëdhënie menjëherë. Gjatë grindjeve, ai më tha fjalë shumë të rënda, duke iu referuar jetës sime personale. Ai më thoshte gjëra që as nuk mund t’i thoja në publik dhe shumë më tepër. Isha në shok në atë kohë dhe nuk reagova, sepse situata do të ishte rënduar. Kështu u largove dhe nuk e pashë kurrë më ”, përshkroi Ioanna Bella.

Më pas u bëri thirrje të gjitha grave që të reagojnë në të njëjtën mënyrë ndaj incidenteve të ngjashme.“Të gjitha gratë duhet të jenë të sigurta dhe të mos lejojnë askënd t’i nënvlerësojë dhe t’i trajtojë keq. Asnjë grua nuk duhet të lejojë që dikush ta prekë ose të përdorë ndonjë formë dhune kundër saj,” u shpreh modelja nder te tjera.


Shtuar 13.08.2021 12:19