Emiratet e Bashkuara Arabe ndihmojnë Serbinë me 1 miliardë dollarë
Pëlqej
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq sot njoftoi se Serbisë i është paguar një miliard dollarë ndihmë nga Emiratet e Bashkuara Arabe për buxhetin dhe falë kësaj Serbia deri në fund të marsit nuk do të ketë problem me likuiditetin, njofton Tanjug.

Vuçiq tha se do të bëhet gjithçka që në vitin 2015 dhe 2016 të ulet trendi i debive të Serbisë.

Ai përkujtoi se Qeveria serbe në 110 ditët e kaluara ka projektuar plane të mëdha dhe se shumica e saj është realizuar.

“Duam që Serbia të jetë vend më i suksesshëm, më avancues dhe modern. Vendi ynë ka qenë dhe mëtej është në situatë shumë të vështirë dhe për këtë arsye i filluam reformat e domosdoshme. Miratuam ligje për punë dhe sigurim pensional, privatizim, por edhe një sërë ligjesh mediale janë harmonizuar me BE-në edhe sipas standardeve dhe sipas parimeve”, tha Vuçiq.

Sipas tij, qëllimi i Qeverisë është që të krijojë klimë më të mirë investuese.
Shtuar më 15/08/2014, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori