Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Emigrantët? Hungaria ka zgjidhjen
"Bashkimi Europian duhet të ndërtojë një 'qytet gjigand refugjatësh' në brigjet e Libisë, për të gjithë azilkërkuesit nga Afrika, përpara se ata që mbërrijnë në Europë", ka qenë propozimi më i fundit i Viktor Orban, Kryeministri i Hungarisë.

I njohur tashmë për qëndrimin e tij kundër emigrantëve, Orban sugjeron që në Libi të vendoset një qeveri e re e cila do të drejtojë këtë kamp.

Këto deklarata ai i ka bërë në Samitin e Vjenës në të cilin morën pjesë liderë të Europës e Ballkanit, mes tyre edhe Kryeminstri shqiptar, Edi Rama.

Libia është në një gjendje kaosi që nga kryengritja e vitit 2011-të, pasi rivaliteti mes qeverive dhe milicisë për pushtet është gjithnjë në rritje.

Orban, i cili siç dihet i ka mbyllur kufijtë në jug të Hungarisë me tela gjembi dhe qen roje, thotë se Europa duhet të rimarrë "kontrollin total" të kufijve të saj të jashtëm.

Ai i bëri thirrje Perëndimit që të anulojë embargon e armëve me Libinë dhe të ofrojë ndihmë për grupin rebel, i njohur si Ushtria Çlirimtare e Libisë. /albeu.com/












Shtuar më 25/09/2016, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori