Më shumë se 400 emigrantë afrikanë kanë mbërritur në ishullin Lampedusës në tre ditët e fundit duke ngritur alarmin për një rritje të emigracionit të paligjshëm në
brigjet italiane.
Gjatë fundjavës, rojet bregdetare shpëtuan rreth 350 emigrantë më së shumti nga Tunizia dhe Afrika subsahariane, të cilët po përpiqeshin të mbërrinin
brigjet e Lampeduzës me dy varka. 81 të tjerë mbërritën ditën e hënë. Autoritetet e Maltës nxorën nga uji 80 emigrantë në një barkë të mbingarkuar. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2012,
ora 15:22