Hajdari e bindur: Rama nuk e merr mandatin e tretë!

Rudina Hajdari është shprehur e sigurt se kryeministri Edi Rama nuk do e fitojë mandatin e tretë. E ftuar në emisionin “Open”, Hajdari tha se problemi i vërtetë është se kush do të vijë pas tij.

“Rama dha ça kishte për të dhënë, por dhe mori më shumë se çfarë dha, Shqipëria tashmë nuk ka progres kjo është e dukshme.

Nuk do e marri një mandat të tretë, në dy mandate të tij ka pasur regres vendi.

Sot kemi shumë gjëra që nuk shkojnë në vend. Por çështja e vërtet është se kush do vijë. A do jetë si ai, që më shumë merr se sa jep.

Dilema, kushdo që të vijë pas tij, duhet të mos jetë si ai, se tani se kush do vijë atë e kanë në dorë shqiptarët”, tha ajo


Shtuar 17.09.2020 21:01