Emërohet drejtuesi i qeverisë në Ukrainë
Prijësi i protestave anti-qeveritare në Ukrainë, Arseniy Yatsenyuk është zgjedhur të mërkurën në darkë si drejtuesi i qeverisë së re.

Arseniy Yatsenyuk do të mbajë postin e kryeministrit deri në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen me datën 15 Maj. Emërimi i tij është bëri i ditur para dhjetëra mijëra personave që ishin mbledhur në Sheshin e Pavarësisë në Kiev.

Ky shesh ka qenë epiqendër e protestave që zgjatën për tre muaj në mënyrë të pandërprerë, dhe që kulminuan me përmbysjen e presidentit Viktor Yanukovych, dhe kabinetit qeveritar.

Emërimi i Arseniy Yatsenyuk pritet të dërgohet sot për votim në parlamentin e Ukrainës. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2014, ora 12:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori