Emaili sekret i Klinton: "Të shkatërrojmë Sirinë për të shpëtuar Izraelin"
Një tjetër publikim i një emaili sekret të kandidates për presidente të SHBA-ve, Hillari Klinton, ka tronditur opinionin e amerikanëve dhe jo vetëm.

Emaili i zbuluar ditët e fundit ka treguar se Hillary Clinton udhezoi presidentin Barack Obama, si të orkestronte një luftë civile në Siri për t'u shërbyer interesave gjeopolitike të Izraelit.

"Mënyra më e mirë që të ndihmojme Izraelin, është të arrihet një marrëveshje me Iranin për çështjen e armëve bërthamore, nëpërmjet popullit të Sirisë për të rrëzuar regjimin e Bashar Assad", shkruan Klinton në email në kohën që ishte sekretare shteti.

Dokumenti ka një gabim në datë pasi edhe pse thuhet se është dërguar në 31 dhjetor 2000, ai flet për negociatat e Stambollit të 2012-ës, gje që do të thotë se është dërguar realisht në 31 dhjetor 2012 dhe është një prej të shumtëve të vjedhura nga llogaria e Clinton gjatë kohës që punonte si Sekretare e Shtetit.

Ky dokument vërteton politikat e ndjekura nga SHBA për të rrëzuar Bashar al Asad me dhunë dhe kjo për të ndihmuar Izraelin.

Sipas saj Izraeli duhet të jetë i vetmi vend i lindjes së mesme që duhet të ketë bombë bërthamore.

"Programi bërthamor i Iranit dhe lufta civile në Siri duken si pa lidhje me njëra tjetrën por në fakt janë.

Ajo që e shqetëson më shumë Izraelin dhe që nuk ka mundësi ta shprehë, është humbja e monopolit të armëve bërthamore.

Nëse Izraeli e humb këtë monopol bëhet i parrezikshëm për kundërshtarët në rajon.

Nëse Irani prodhon armën bërthamore nuk e ka të vështirë të thërrasë aleatët e saj të Hezbollahut në Siri për të sulmuar Izraelin", shkruan kandidatja aktuale për presidente të SHBA-ve.

Ky email ka tronditur amerianët pasi ka vertetuar edhe njëherë si administrata Obama i dha "krahë"terrorizmit në Lindjen e Mesme vetëm për të mbrojtur Izraelin. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2016, ora 15:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori