Elvis Presley vdiq nga kapslleku
Albeu.com
Në një biografi të publikuar kohët e fundit për jetën e Elvis Presleyt, rrëfehet një detaj shokues që ka lidhje të drejtpërdrejtë me vdekjen e tij. Ish mbreti i muzikës rock & roll vdiq për shkak të kapsllëkut kronik.
Këtë e thotë ish mjeku i tij, George Nichopoulos, në librin "The King and Dr. Nick". Zyrtarisht, vdekja e Elvisit ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak, por autopsia nxori në dritë një fakt që thotë se zorra e trashë ishte dy herë më e gjerë se normalja.

“E dinim që ky ishte një problem i madh por nuk e mendonim se ishte në masë të tillë”, shprehet Nichopoulos. Edhe pse droga e trashësia ndikuan në vdekjen e tij, shkaqet mesa duket kanë qenë të tjera, sepse zorra e trashë ishte bllokuar pothuajse plotësisht prej 4-5 muajsh. Këngëtari ishte i shqetësuar për këtë dhe mendohet se bëhet fjalë për një patologji të trashëguar.

Në atë kohë ishte e paimagjinueshme që një personazh kaq i njohur të rrëfente një problem të tillë, prandaj ky detaj zbulohet vetëm në ditët e sotme. Zgjidhja e vetme në atë kohë ishte heqja e pjesshme e zorrës së trashë. “Nëse do ta kishim bërë, ndoshta ai do ishte ende gjallë”, thekson Nichopoulos. Elvisi u gjet i pajetë në 16 gusht 1977 në shtëpinë e tij në Graceland të Memphisit.
Shtuar më 07/05/2010, ora 20:22
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori