Njëri dhunon babanë, tjetri bashkëshorten, në panga 2 persona në Elbasan

Dy persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi akuzohen për dhunë në familje.

Një 31-vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, ndërsa një tjetër ka rënë në pranga për dhunë ndaj bashkëshortes.

Njoftimi i Policisë

U arrestua shtetasi R. K., 31 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin A. O., 31 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

/albeu.com/


Shtuar 5.04.2023 13:49