Eliminoi asistentin e Nënë Terezës për arsyen e çmendur, dënohet me burg përjetë "i forti" (FOTO LAJM)

Gjykata e Sëansea ka dënuar me burgim të përjetshëm vrasësin e asistentit të nënë Terezës.

Për të paktën 15 vitet e parë nuk do të ketë mundësi të kërkojë reduktimin e masës.

Gjithçka filloi për një arsye të çmendur. Mark Bloomfield u sulmua barbarisht për një keqkuptim fatal, kur gota e tij preku krejt aksidentalisht, sipas filmimeve, të pasmet e të fejuarës të 61-vjeçarit Colin Payne, element i njohur për agresivitetin e tij dhe ekspert në judo.

Mark Bloomfield kishte pasur një karrierë domethënëse në botën e vullnetarizmit në vendet më të varfra të botës, Indi dhe Afrikë mbi të gjitha, duke qenë për disa kohë edhe asistenti special i Nënë Terezës në vitet e fundit të shenjtores shqiptare.

Nëmoshën 54-vjeçare ai mund t’i mbijetonte plagëve të sulmit.

Ndërkohë Payne kishte tentuar të shkatërronte sistemin e kamerave të lokalit, por forcat e rendit kishin arritur të merrnin filmimet përkatëse.

Shtuar më 06/12/2019, ora 10:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori