Elefanti shkel njerëzit me këmbë dhe shkatërron çdo gjë që i del përpara (VIDEO)
Pëlqej
Një video është publikuar në rrjetet sociale në të cilën shihet një elefant i egër ndërsa vrapon drejt një kampi refugjatësh në Bangladesh.

Elefanti shkatërron cdo gjë që i del përpara dhe vret tragjikisht dy persona, duke përfshirë një fëmijë, përcjell albeu.com

Kafsha e tërbuar mund të shihet duke shkatërruar kasollet e improvizuara në kampin masiv të refugjatëve të Rohingya në Kutupalong, ndërsa refugjatët e tmerruar u hodhën në një lumë për t'i shpëtuar.

Kaosi shpërtheu pasi elefanti prish deri në 100 kasolle ndërsa njerëzit vrapojnë për të shpëtuar kokën. /albeu.com/



Shtuar më 23/02/2018, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori