Elefanti mbron fëmijën nga krokodili (VIDEO)
Krokodilil kishte vënë në shënjestër foshnjen elefant i cili po pinte ujë bashkë me disa elefantë të tjerë, shkruan lajmi.net

Në momentin që u nis drejt tij nën ujë, krejt papritur doli në sipërfaqe pranë elefantit foshnje dhe e kafshoi në hundën e tij.

Elefanti nuk pata mundësi në asnjë formë t’i ikte krokodilit, megjithatë luftonte ashpër për t’u liruar nga dhëmbët e tij të mprehtë.

Në ndihmë i vjen elefanti nënë, i cili afrohet me nxitim dhe e frikëson krokodilin, ku kthehet në ujë.

Shtuar më 15/10/2017, ora 15:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori