Ekzekutuan 2 milionë njerëz, dënohen me burgim të përjetshëm
Pëlqej
Dy ish-udhëheqës të Partisë Komuniste në Kamboxhia, janë shpallur fajtor për krime kundër njerëzimit dhe të tjera krime dhe u dënuan me burg të përjetshëm.

Një gjykatë në shtetin e Kamboxhias, e mbështetur dhe nga OKB-ja ka cituar vendimet për Khieu Samphan, 83-vjeç dhe Nuon Chea, 88-vjeç.

Të dy ish-liderët komunistë akuzohen për genocid dhe janë përgjegjës për vdekjen e 2 milionë njerëzve përgjatë regjimit të Kmer Ruzhë.

Gjykimi mund të apelohet, por se deri atëherë, të dy personat do të mbeten në paraburgim. /albeu.com/

Shtuar më 07/08/2014, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori