Motori përplas për vdekje këmbësorin në Tiranë

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në agërsi të qenderës tregtare TEG, në Tiranë.

Uniformat blu bëjënme dije se një motor ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Viktima nuk është identifikuar ende nga policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të Teg-ut, shtetasi K. L., duke drejtuar motomjetin e tij, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/