Ekzekutohet shkencëtari bërthamor iranian
Pëlqej
Një shkencëtar bërthamor iranian i cili është marrë me forcë nga CIA, është ekzekutuar.

Lajmin e ka bërë të ditur mamaja e tij, e cila ka shprehur se kur trupi i djalit të saj ishte kthyer në vendlindje, kishte shenja të litarit rreth qafës, gjë e cila tregon se ai kishte qenë i varur.

Ai kishte lindur në vitin 1977, ndërsa kishte qenë i zhdukur që pas marrjes peng nga një pelegrinazh, në Mekë, gjatë vitit 2009.

Disa raporte thonë se ai kishte njohurithella për programin bërthamor të Iranit, shkruan "BBC", dhe se ishte vënë nën presion të madh psikologjik nga CIA, për të zbuluar më shumë informacione për programin bërthamor.

Në një video që është bërë në SHBA, ai kishte thënë "Ata më morën në një shtëpi që nuk e dija se ku ndodhet dhe më dhanë një injeksion anestetik”, raporton "BBC". /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2016, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori