Ekzekutohet një i burgosur në SHBA
Pëlqej
Shteti i Missourit ka ekzekutuar një person, që ishte dënuar për dhunë dhe për vrasjen e një fqinje të tij në vitin 1995-të.

43-vjeçari, Michael Wourthington është i teti person i burgosur që vritet për këtë vit në këtë shtet federal të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai është i burgosuri i parë që është ekzekutuar në SHBA prej kohës së aksidentit në Arizona kur ekzekutimi me injeksion vdekjeprurës pati probleme.

SHBA-ja dhe Japonia janë të vetmet shtete të mëdha dhe të industrializuara që ende e kanë në fuqi dënimin me vdekje. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori