Varet në publik përdhunuesi dhe vrasësi i 7 vjeçares në Iran
Një i dënuar për dhunim dhe vrasje të një vajze 7 vjeçare në Iran, është ekzekutuar në publik.

Videoja amatore e ekzekutimit të 42 vjeçarit, Esmail Jafarzadeh, është transmetuar nga televizioni shtetërorë i Iranit.

Jafarzadeh është varur në sheshin kryesor, në qytetin veriperëndimorë të Parsadab-it, në provincën Ardebil.

Sipas raportit televiziv, “disa mijëra” persona, përfshirë edhe fëmijë e kanë ndjekur ekzekutimin, ndërsa disa të tjerë edhe incizonin me telefon pamjet.

Sipas Amnesty International, Irani prin në listën e vendeve që ekzekutojnë njerëz. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2017, ora 19:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori